Sulm ushtarak i Izraelit në Bregun Perëndimor, të paktën gjashtë palestinezë të vrarë

Sulm ushtarak i Izraelit në Bregun Perëndimor, të paktën gjashtë palestinezë të vrarë

Të paktën gjashtë palestinezë kanë mbetur të vrarë pas një sulmi ushtarak nga izraelitët në kampin e refugjatëve Jenin në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Lajmin e bëri të ditur të martën Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Sa i përket viktimave, vetëm një është identifikuar nga autoritetet deri më tani si Muhammad Wael Ghazzawi, 26 vjeç.

Po ashtu, bëhet e ditur se 11 persona të tjera kanë mbetur të plagosur. Ky sulm është i treti që ndodh në mes të ditës këtë vit.

Dy të mëparshmet, një në Jenin dhe një në Nablus, rezultuan secila me 11 viktima palestineze, duke përfshirë militantë të shënjestruar nga IDF, njerëz që përlesheshin me forcat izraelite dhe kalimtarë të rastit./A2

MARKETING