Sulm me armë në SHBA/ Vritet një person dhe plagosen të tjerë, tre në gjendje të rëndë

Sulm me armë në SHBA/ Vritet një person dhe plagosen të tjerë, tre në gjendje të rëndë

Shtetet e bashkuara të Amerikës janë tronditur nga një sulm me armë pranë një spitali në Atlanta.

Një person mbeti i vrarë, ndërsa katër të tjerë u plagosën, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka mundur të identifikojë autorin, i cili është në shpallur në kërkim. 24-vjeçari Deion Patterson është larguar i armatosur, ndërsa autoritetet e konsiderojë të rrezikshëm.
Pamjet e sigurisë kanë arritur të kapin momentin kur autori lëviz pranë ambienteve të spitalit, i veshur me kapuç dhe rroba me ngjyrë të errët.

Sipas të dhënave paraprake autori përpara se të hapte zjarr drejt njerëzve, do të zhvillonte një vizitë në spital.

Teksa ishte në shoqërinë e nënës së tij, për një moment është nervozuar dhe ka nxjerrë armën duke qëlluar.

Nëna e 24-vjeçarit, e cila e shoqëroi atë në qendrën mjekësore, po bashkëpunon me policinë dhe mbeti e padëmtuar nga të shtënat.

MARKETING