Sulm i armatosur në Florida të SHBA-së, humbin jetën 3 persona përfshirë një fëmijë

Sulm i armatosur në Florida të SHBA-së, humbin jetën 3 persona përfshirë një fëmijë

Në një sulm të armatosur në qytetin Orlando në Florida të SHBA-së humbën jetën 3 persona, përfshirë një fëmijë dhe një gazetar, transmeton Anadolu.

Zyra e Sherifit në Florida në një deklaratë lidhur me sulmin njoftoi se është arrestuar agresori i armatosur Keith Melvin Moses (19).

Njoftohet se një grua rreth 20-vjeç dhe vajza e saj 9-vjeçare kanë humbur jetën në sulmin pranë shtëpisë së tyre.

Policia tha se objektiv i plumbave kanë qenë edhe dy gazetarë të cilët mbërritën për të bërë lajmin, ndërkohë që ka humbur jetën edhe njëri prej gazetarëve.

“Përcjellim ngushëllimet më të thella për familjet e tyre. Kjo është një ditë e trishtuar për shoqërinë tonë”, tha Zyra e Sherifit në Florida në Twitter.

Arsyeja e sulmit nuk dihet ende ndërkohë që lidhur me ngjarjen ka filluar një hetim.

MARKETING