Sullivan i prerë: Nuk ka sisteme “Patriot” për Ukrainën

Sullivan i prerë: Nuk ka sisteme “Patriot” për Ukrainën

Sistemi i mbrojtjes Patriot, aq shumë i kërkuar nga Ukraina nuk do të jetë gati për një kohë të gjatë.

Kështu ka deklaruar Këshilltari për Sigurinë Kombëtare në SHBA, Jake Sullivan.

Në një intervistë për rrjetin amerikan, NBC Sullvin theksoi se, sistemet amerikane Patriot janë vendosur në disa pjesë të botës, duke përfshirë edhe Lindjen e Mesme, por vetëm nëse do të ketë ndonjë bateri sistemesh raketore të lira atëherë ato do të mund të dërgohen në Ukrainë.

Kjo është një goditje e rëndë për mbrojtjen ukrainase, në kohën kur Rusia po përgatit ofensivën e saj të verës. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se Patriotët duheshin “urgjentisht” për t’u përballur me një kërcënim ajror në rritje rus dhe “duhet të shpëtojnë jetë tani”.

 

MARKETING