Suhejl Muharemi me sytë kah Superliga e Kosovës, interesim edhe nga disa klube të Maqedonisë
Suhejl Muharemi është një futbollist i lirë në këtë merkato, pas largimit nga Skenderbeu i Korçës në fundit të sezonit.
Sulmuesi anësor pritet të luaj me tjetër fanellë në sezonin e ri, por destinacioni i tij ende mbetet i paqartë.
Nga ajo që arrijmë të mësojmë jo zyrtarisht, Muharemi ka pasur kontakte nga dy klube nga Kosova, ku bëhet fjalë për Feronikelin dhe Malishevën.
Sulmuesi shkupjan pëlqehet si profil dhe kanë pasur kontaktet e para me drejtuesit, ndërsa negocitat mes palëve ende vazhdojnë. Në të njejtën kohë për Muharemin kanë shfaqur interes edhe disa klube nga kampionati vendor, por planet e 22 vjeçarit si duket nuk janë për tu rikthyer në Ligën e Maqedonisë së Veriut.
Kujtojmë se Muharemi është i dalur nga shkolla e futbollit Shkupi, ai gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Renovën, Rabotniçkin dhe Strugën, teksa me Skenderbeun në Shqipëri e kishte eksperiencën e parë jasht kampionatit vendor.