Suhejl Muharemi e mbyll aventurën në Shqipëri, largohet nga Skenderbeu

Suhejl Muharemi e mbyll aventurën në Shqipëri, largohet nga Skenderbeu

Sulmuesi nga Shkupi, Suhejl Muharemi është larguar nga skuadra e Skenderbeut të Korçës.

22 vjeçari i ka dhënë fund qëndrimit te skuadra korçare, duke kërkuar largimin para përfundimit të kontratës, e cila skadonte në vitin 2026, por hapsirat e vogla në fushë, kanë bërë që shkupjani ta merr këtë vendim dhe të largohet përfundimisht pas një viti qëndrimi te Skenderbeu.

Muharemi tashmë këtë verë do të kërkojë një skuadër të re ku do ta vazhdoj karrierën e tij në vazhdim. Për shkupjanin kjo ishte eksperienca e tij e parë jashtë vendit, teksa para se të transferohet te Skenderbeu, ishte pjesë e Struga Trim Lum. Ai në të kaluarën në kampionatin vendor ka luajtur edhe për Shkupin, Renovën dhe Rabotniçkin.

MARKETING