Studentët sot në sheshin e Shkupit protestojnë për tragjedinë në Koçan

Studentët sot në sheshin e Shkupit protestojnë për tragjedinë në Koçan

Në sheshin “Maqedonia” në Shkup, sot në ora 18:00 është paralajmëruar protestë e studentëve në lidhje me tragjedinë që ndodhi në Koçan, ku humbën jetën 59 persona nga zjarri që përfshiu diskotekën “Puls”.

Nga MPB kanë njoftuar se numri i personave të dyshuar për zjarrin tragjik ka arritur në 23.

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski në konferencën e djeshme për media tha se do të ketë arrestime të reja të personave lidhur me ngjarjen në Koçan, disa prej të cilëve janë punonjës të MPB-së.

MARKETING