Struga Trim Lum i nis përgatitjet pa futbollistin më të mirë

Struga Trim Lum i nis përgatitjet pa futbollistin më të mirë

Struga Trim Lum ka startuar me përgatitjet për ndeshjet eliminatoret që e presin në Ligën e Kampionëve këtë verë. Te grumbullimi i kampionëve dhe në stërvitjet e para është vërejtur mungesa e njërit prej futbollistëve më të mirë, jo vetëm të Strugës, po gjithë kampionatit në sezonin që lëmë pas. Bëhet fjalë për kapitenin, Bunjamin Shabani. Mesfushorit kumanovar, i skadon kontrata dhe ende palët nuk kanë arritur një marrëveshje. Shabani dhe Struga janë në bisedime për një rinovim kontrate, ndërsa nga ana tjetër për më të mirin e sezonit ka interes të madh nga klube të ndryshme të vendit dhe jasht tij për ti fituar shërbimet e kumanovarit. Javët në vijim mbeten vendimtare për të vendosur për të ardhmen e Shabanit, a do të vazhdojë të mbetet pjesë e kampionëve apo do ta vazhdojë karrierën diku tjetër.

Kujtojmë se Bunjamin Shabani ishte padyshim futbollisti më i mirë sezonit në Ligën e Parë. Ai shënoi 12 gola dhe dhuroi edhe gjashtë asiste për Strugën.

MARKETING