Struga TL mëson rivalin e mundshëm për xhiron e tretë në Ligën e Konferencës
Kampionët e Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum kanë mësuar kundërshtarin e mundshëm në xhiron e tretë të eliminatoreve në Ligën e Konferencës.
Nëse ekipi i Qatip Osmani arrin të eliminojë Pjunikun e Armenisë në xhiron e dytë të këtij kompeticioni, në xhiron e radhës do të përballet me Diferdanzhin e Luksemburgut ose Ordabasin e Kazakistanit. Takimet e xhiros së tretë të Ligës së Konferencës janë programuar të luhen me 8 dhe 15 gusht.
Kujtojmë se Struga Trim Lum ka ngelur përfaqësuesi i vetëm i vendit në garat europiane të kësaj vere dhe këtë të enjte në Ohër do të përballet me Pjunikun e Armenisë në ndeshjen e parë të xhiros së dytë.