Struga TL humb me përmbysje nga Zhalgirisi dhe eliminohet nga Liga e Kampionëve

Struga TL humb me përmbysje nga Zhalgirisi dhe eliminohet nga Liga e Kampionëve

Struga Trim Lum është eliminuar nga eliminatoret e Ligës së Kampionëve, pasi në ndeshjen e kthimit të luajtur në Ohër u mund nga Zhalgirisi me përmbysje me rezultatin 2:1.

Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, ndërsa pjesa e dytë ishte më atraktive, ku u shënuan tre gola, njofton SHENJA. Të parët që shkuan në avantazh ishte Struga përmes Besart Ibraimit që shënoi golin nga penalltia në minutën e 75-të, përderisa vetëm dy minuta zgjati gëzimi i struganëve, pasi Zhalgirisi barazoi shifrat në 1:1 me anë të Kendysh. Ndërkohë minuta e 83-të ishte vendimtare, kur Sava Radic shënoi autogol nga një tollovi në brenda zonës dhe i dha avantazhin 2:1 ekipit lituanez.

Ky rezultat nuk ndryshoi deri në fund edhe përkrahë përpjekjeve të Strugës për të gjetur barazimin. Kështu në fund, Zhalgirisi me fitoren mori kualifikimin për në xhiron e dytë të Ligës së Kampionëve, ku do të takohet me Gallatasarajin, përderisa Struga do ta vazhdojë aventurën europiane në Ligën e Konferencës. /SHENJA/

 

MARKETING