Struga nis me këmbë të mbarë, triumfon 3-0 ndaj Shkëndijës së Haraçinës
Struga Trim Lum e ka nisur sezonin e ri me një fitore të sigurt ndaj Shkëndijës së Haraçinës, duke triumfuar me rezultatin 3-0 në xhiron e parë të elitës së futbollit vendor, raporton SHENJA.
Skuadra strugane e zhbllokoi rezultatin në minutën e 23-të përmes Marjan Radeskit, ndërsa Hamond Agamah dyfishoi epërsinë në minutën e 44-të, duke bërë që vendasit të shkonin në pushim me avantazh prej 2-0.
Në pjesën e dytë, Struga vazhdoi dominimin dhe fitoi një penallti, të cilën kapiteni Bunjamin Shabani e realizoi saktë në minutën e 52-të për rezultatin përfundimtar 3-0.
Me këtë paraqitje të sigurt, Struga Trim Lum regjistroi tri pikët e para të sezonit të ri.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar sot, Vardari shënoi fitore 2-0 ndaj Bregallnicës. /SHENJA/

