Struga merr fitore tjetër në kampionat, Rabotniçki dështon sërish
Struga Trim Lum ka marrë tjetër fitore në kampionat, duke mundur 0:2 Makedonija Gjorçe Petrovin në transfertë në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 12-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Struganët triumfuan me golat a Roçit dhe Kompaores nga një në secilën pjesë. Këto dy golat mjaftuan për tre pikë të Strugës në këto xhiro.
Ndërkohë në duelin tjetër, Rabotniçki nuk po arrin të gjejë veten, pasi pësoi humbje nga Tikveshi me rezultat 2:0.
Xhiroja e 12-të në program vazhdon edhe nesër me dy ndeshjet tjera si Brera – Sileksi nga ora 13:30 dhe Pelisteri – Vardari që është përcaktuar nga ora 17:00.

