Struga merr edhe sulmuesin Kehinde

Struga merr edhe sulmuesin Kehinde

Struga Trim Lum vazhdon me përforcime të mira në merkaton verore dhe i fundit që i bashkohet kampionëve në fuqi, është sulmuesi nga Nigeria, Lanre Kehinde.

Ky i fundit është emër i njohur për futbollin vendor, pasi në sezonin e fundit ishte pjesë e Gostivarit, ku shkëlqeu me 12 gola dhe 5 asiste në 23 paraqitje me ekipin shqiptar.

Kehinde është një sulmues me përvojë, ku gjatë karrierës së tij regjistron 200 paraqitje dhe 62 gola, ndërsa më shumë aventura ka pasur në Ligën e Parë të Turqisë me ekipe të ndryshme si Ankaraguxhu, Denizlispor, Elazigspor, Umranijespor dhe Menemenspor. Ai gjithashtu ka luajtur edhe në Izrael, Korenë e Jugut, Emiratet e Bashkuara Arabe si dhe në vendlindjen e tij në Nigeri.

MARKETING