Struga me një futbollist më pak, fiton duelin ndaj Shkupit
Skuadra e Strugës ka fituar duelin me Shkupin të luajtur mesditën e sotme në kuadër të xhiros së 11-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Ndeshja e zhvilluar në qytetin e Strugës, u takoi vendasve që triumfuan me dy golat e Kompaores, të shënuar nga një në secilën pjesë, përderisa për Shkupin realizoi kapiteni Muharemi, i cili edhe nuk festoi në respekt të ish skuadrës së tij. Struga e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak në fushë, pasi Lasana Diako u përjashtua me karton të kuq nga loja. Gjithsesi, bardhekaltërit nuk arritën që ta shfrytëzojnë këtë epërsi numerike në fushë, duke humbur në fund këtë përballje. Xhiroja e 11-të mbyllet të premten me dy duelet si Brera – Shkëndija dhe Vardari – Sileksi.

