Struga ia beson pankinën Meriton Gegës

Struga ia beson pankinën Meriton Gegës

Vetëm pak orë pasi njoftuan ndarjen me trajnerin Shpëtim Duron, kampionët aktual të Strugës drejtimin e skuadrës ia kanë besuar Meriton Gegës. Ky i fundit, e njeh mjaft mirë ekipin, pasi ishte edhe ndihmës i Shpëtim Duros te skuadra e Strugës, ndërsa para vetes ka një detyrë të vështirë në tre xhirot e fundit të kampionatit, ku Struga, Shkupi dhe Shkëndija futen me pikë të barabarta në krye të renditjes.

Ndeshjen e radhës Struga e luan të shtunën kundër Gostivarit. /SHENJA/

MARKETING