Struga do t’i nis përgatitjet për stinorin pranveror më 8 janar, cakton edhe 5 ndeshje kontrolluese

Struga do t’i nis përgatitjet për stinorin pranveror më 8 janar, cakton edhe 5 ndeshje kontrolluese

Struga Trim Lum me 8 janar do të ketë grumbullimin e parë në prag të gjysmësezonit pranveror në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Kampionët aktualë të vendit do të zhvillojnë fazën e parë të përgatitjeve në Strugë nga data 8 deri më 17 janar. Më pas, mëngjesin e 18 janarit, ata do të udhëtojnë për në Antali të Turqisë, ku do të realizojnë fazën kryesore të stërvitjes.

Në Turqi, drejtuesit e ekipit të Strugës kanë planifikuar gjithsej 5 ndeshje kontrolluese. Ajo që bie në sy është përballja me skuadrën e njohur ruse Rubin Kazan, e cila ka në përbërje treshen shqiptare Mirlind Daku, Marvin Çuni dhe Dardan Shabahaxhaj.

Ndeshja e parë e Strugës në Antali do të jetë më 20 janar, ku do të përballen me skuadrën e Debrecen nga Hungaria. Më 24 janar, ata do të takohen me ekipin polak FC Korona Kielce, ndërsa vetëm një ditë më vonë, më 25 janar, do të sfidojnë Rubin Kazanin. Më 27 janar, ekipi strugan do të ndeshet me kazakët e FC Kyzhylzhar, ndërsa ndeshja e fundit do të zhvillohet kundër MFK Zemplin Michalovce nga Sllovakia.

MARKETING