Struga barazon pa gola me Mak. GJP

Struga Trim Lum ka barazuar pa gola ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit, në ndeshjen hapëse të xhiros së 20-të në elitën e futbollit vendor. Në minutën e 35-të vendasit kishin mundësi të mirë për të zhbllokuar sfidën, megjithatë goditja e Besart Ibraimit nga pika e bardhë u ndal nga portieri Stefkovski. Në fillim të fraksionit të dytë, Besart Ibraimi sërish kishte mundësi për të shënuar, megjithatë goditja e tij u ndal nga shtylla. Deri në fund nuk kishte ndryshim në rezultat, më të dyja skuadrat që arkëtuan nga një pikë nga ky takim. Ndërkohë xhiroja e 20-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut kompletohet të dielën më 4 takime tjera që do të luhen nga ora 14:00. Shkëndija përballet me Pobedën, Shkupi luan në transfertë me Sileksin, Skopje takohet me Tikveshin, ndërsa Rabotniçki do t’i mat forcat me Bregallnicën.