Stoltenberg: Türkiye, Suedia dhe Finlanda do të mbajnë takim për anëtarësimin në NATO

Stoltenberg: Türkiye, Suedia dhe Finlanda do të mbajnë takim për anëtarësimin në NATO

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë të ditur se Türkiye, Finlanda dhe Suedia në muajin mars do të mbajnë një takim për të diskutuar anëtarësimin në NATO të dy vendeve nordike, transmeton Anadolu.

Stoltenberg foli në një konferencë të përbashkët për media në kryeqytetin Tallinn me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Shefi i NATO-s tha se ai pati “diskutime të mira” me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë vizitës së tij në Ankara javën e kaluar.

“Ne (me presidentin Erdoğan) ramë dakord për të rifilluar bisedimet dhe nën patronazhin tim për të thirrur një takim trepalësh midis Finlandës, Suedisë dhe Türkiyes në selinë e NATO-s në mes të marsit”, tha Stoltenberg.

Ai tha se palët do të diskutojnë “si të kompletohet procesi i anëtarësimit” të dy vendeve në NATO.

Stoltenberg po ashtu mirëpriti që parlamenti hungarez javën e ardhshme do të fillojë procesin për ratifikimin e protokollit të anëtarësimit të dy vendeve.

MARKETING