Stojçevski do të ndajë drejtësinë në derbin për kreun e tabelës

Stojçevski do të ndajë drejtësinë në derbin për kreun e tabelës

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka caktuar arbitrat për ndeshjet e radhës në Ligën e Parë, të cilat do të zhvillohen në mesjavë.

Në fokus është ndeshja ndërmjet Strugës Trim Lum dhe Shkupit, derbi për kreun e tabelës, të cilin do ta gjykojë Igor Stojçevski nga Shkupi, i ndihmuar nga Dejan Kostadinov dhe Daniel Vasilevski. Ivana Projkovska do të jetë arbitra e katërt.

Skopje do të pret Makedonija Gjorçe Petrovin, e cila ndeshja do të arbitrohet nga Dimitar Pileshkov, ndërsa Krumislav Gjorgjiev do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Akademia Pandev – Pobeda.

Sileksi në Kratovë përballet me Bregallnicën, ndërsa kryesori do të jetë nga Kumanova, Nderim Tefiku. Takimin ndërmjet Shkëndijës dhe Rabotniçkit do ta referojë, Stojançe Stojanov. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen më 8 mars në orën 14:00.

MARKETING