Stevanoviq: Mbrojtja nga lloji “kraken” është e njëjtë si edhe për llojet paraprake të Kovid-19

Stevanoviq: Mbrojtja nga lloji “kraken” është e njëjtë si edhe për llojet paraprake të Kovid-19

Mbrojtja nga lloji i ri i Kovid-19, “kraken”, është identike me ato paraprake. Është e nevojshme qasje serioze e qytetarëve dhe respektim i rekomandimeve të dhëna. Ato janë mbajtja e maskës në institucione shëndetësore, në hapësira të mbyllura siç është transporti publik, si dhe shmangia e hapësirave të mbyllura të stërmbushura me njerëz, thotë në një deklaratë për MIA-n drejtoresha e Klinikës Universitare për Sëmundje Ngjitëse dhe Gjendje Febrile, Milena Stevanoviq.

Në vend është regjistruar rasti i parë “kraken” te një pacient nga Gjevgjelia. Pritjet janë se ky lloj i virusit do të fillojë të oscilojë edhe te ne, si edhe në vendet e tjera, por, siç thekson Stevanoviq, nuk ka vend për panik.

“Ajo nuk ndihmoi as në trendet më të larta të zhvillimit të pandemisë, prandaj nuk do të ndihmojë as tani”, tha Stevanoviq.

Shtoi se bëhet fjalë për virus i cili lehtë transmetohet, por se nuk shkakton pasqyrë të rëndë klinike. Rrezik që të zhvillohet pasqyra më e rëndë klinike ekziston te pacientët me sëmundje të rënda kronike.

“Nga përvojat klinike në botë, deri më tani nuk lihet përshtypja se shkakton pasqyrë më të rëndë klinike ose simptoma të ndryshme nga të deritanishmet. Rreziku për pasqyrë më të rëndë klinike ende e ka primatin te pacientë me sëmundje të rënda kronike, si edhe te personat më të rritur. Gjithsesi, ekziston mundësia për komplikim, veçanërisht për shkak të sezonit të gripit, ku mund të ketë edhe më shumë infeksione virusale përnjëherë, ndërsa në diagnostikë dallohen gjithnjë e më vështirë”, thekson Stevanoviq.

Instituti i Shëndetit Publik të dielën njoftoi se në vend është regjistruar rasti i parë i llojit “kraken” te një pacient nga Gjevgjelia, i cili, siç thotë Stevanoviq në deklaratë për MIA-n, nuk ka udhëtuar jashtë shtetit dhe nuk ka pasqyrë të rëndë klinike. Është trajtuar në mënyrë ambulante.

MARKETING