Starmer shtron iftar për myslimanët në Parlament! Ndodh për herë të parë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar

Starmer shtron iftar për myslimanët në Parlament! Ndodh për herë të parë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar

Kryeministri Keir Starmer iu bashkua myslimanëve britanikë për një iftar në Westminster Hall për herë të parë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar. Starmer tha se ky ishte viti më i keq i regjistruar ndonjëherë për krimet e urrejtjes ndaj myslimanëve, duke fajësuar retorikën e ekstremit të djathtë dhe dezinformimin për nxitjen e përçarjes.

Ai gjithashtu riafirmoi se palestinezëve duhet t’u lejohet të rindërtojnë dhe e cilësoi zgjidhjen me dy shtete si rrugën e vetme drejt paqes së qëndrueshme. Kjo ngjarje e organizuar nga Grupi Ndërpartiak Parlamentar për Myslimanët Britanikë, shënoi një moment historik në politikën britanike, pasi asnjë kryeministër në detyrë nuk kishte marrë pjesë më parë në një iftar të Ramazanit me komunitetin mysliman.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

MARKETING