SPM ka parashtruar kallëzim penal kundër ish-ministrit të Punëve të Brendshme dhe tre persona të tjerë për punët pandërgjegjshme

SPM ka parashtruar kallëzim penal kundër ish-ministrit të Punëve të Brendshme dhe tre persona të tjerë për punët pandërgjegjshme

Sindikata e Policisë së Maqedonisë (SPM) ka parashtruar kallëzim penal deri te Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shkup (PTHPNKOK) kundër ish-minstrit të Punëve të Brendshme dhe persona tre tjerë, anëtarë të komisionit disiplinues për vërtetimin e prëgjegjësisë disiplinore pranë SPB Shtip, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale “punë të pandëgjegjshme në shërbim”.

“Të denoncuarit në cilësinë e zyrtarëve – në një rast kanë tejkaluar kufijtë e kompetencave të tyre zyrtare në atë mënyrë që duke shkelur dispozitat ligjore për zbatimin e procedurës administrative, duke munguar në mbikëqyrjen e duhur, kanë vepruar nga pakujdesia në ushtrimin e kompetencat dhe detyrat e tyre dhe me atë të të dëmtuarve B.D dhe E.D. u kanë shkaktuar dëme materiale”, njofton SPM.

Sipas Sidikatës, të paraqiturit i kanë tejkaluar kufijt e autorizimeve të tyre duke vepruar në kundërshtim të nenit 186 paragrafi 3 nga 3VR nga momenti i zbatimit dhe mbajtjes së procedurës për vërtetimin e përgjegjësisë disiplinore, e deri te shqiptimi i zgjidhjes së ministrit të Punëve të Brendshme

“Edhe pse kanë qenë të vetëdijshëm dhe të detyruar të ndërpresin procedurën për shkak të parashkrimit absolut, kanë vazhduar deri në marrjen e vendimit të kundërligjshëm”, thuhet në njoftimin e SPM-së.

MARKETING