Spitali Klinik i Tetovës ndanë vendime për 28 specializantë

Spitali Klinik i Tetovës ndanë vendime për 28 specializantë

Gjatë ditës së sotme në Spitalin Klinik të Tetovës u ndanë vendimet për 28 specializantë.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, i cili përshëndeti kandidatët dhe theksoi rëndësinë e fuqizimit të kapaciteteve profesionale në institucionet shëndetësore.

Konkursi publik për pranimin e mjekëve në specializim u shpall më datë 08.04.2025. Pas përfundimit të procedurave të parapara me ligj, më 28.07.2025 Institucioni Publik Shëndetësor i përfundoi të gjitha hapat administrative.

Si rezultat i përmbylljes së të gjitha procedurave ligjore, sot Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Erzen Elezi, solli aktvendimet për pranim dhe nënshkroi vendimet e punës me 28 specializantë në profile të ndryshme mjekësore.

Ky hap paraqet një moment shumë të rëndësishëm për fuqizimin e kapaciteteve të Spitalit Klinik të Tetovës dhe sistemit shëndetësor në përgjithësi.

MARKETING