Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Gjykaya Speciale ka caktuar 16 shtatorin, datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Në njoftim thuhet se seanca atë ditë do të mbahet nga ora 10:00.
Trupi gjykues ka thënë se e ka shtyrë datën “për shkak të vëllimit të madh të provave të marra dhe kompleksitetit të procesit gjyqësor, dhe se kjo zgjatje përligjej nga nevoja për të bërë një vlerësim të arsyetuar, tërësor dhe të drejtë të dokumentacionit të çështjes”.

