Specat nuk mund të shiten më shtrenjtë se 90 denarë, domatet 70 denarë, ja vendimi i Qeverisë për pemët dhe perimet

Qeveria ka miratuar sot vendimin për ngrirjen e çmimeve të 11 llojeve të pemëve dhe perimeve, raporton SHENJA.
Vendimi që përfshin domatet, kastravecët, qepët, lulelakrën, specat, fasulet, thjerrëzat, bananet, portokallet, mandarinat dhe limonët, do të jetë i vlefshëm nga 5 prilli deri në fund të këtij muaji.
Siç njoftoi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për media, domatet e freskëta do të kushtojnë maksimumi 70 denarë, kastravecët 75, qepët 60, lulelakra 70, specat 90, fasulet 75, thjerrëzat 110, bananet 70, portokallet 55, limon 55 denarë.

MARKETING