SPB Tetovë shqipton 108 masa për tejkalim të shpejtësisë

SPB Tetovë shqipton 108 masa për tejkalim të shpejtësisë

SPB Tetovë njofton se dje janë shqiptuar 108 masa për shoferët që kanë tejkaluar shpejtësinë.

“Dje (14-prill) në periudhën nga ora 14:00 deri në ora 19:00 në zonën e SPB-Tetovë është kryer aksion kontrollues për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjetin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar.
Gjatë kontrollit janë konstatuar dhe sanksionuar gjithsej 108 masa për tejkalim të shpejtësisë. Nga këto, 65 shkelje të shpejtësisë janë regjistruar jashtë vendbanimit (TE-40 dhe GV-25), nga të cilat 4 drejtues mjetesh (TE-3 dhe GV-1) e kanë tejkaluar shpejtësinë me më shumë se 70 kilometra në orë, dhe 28 shoferë (TE -23 dhe GV-5) për më shumë se 50 kilometra në orë më shumë se sa lejohet.

Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 43 shkelje të shpejtësisë në vendbanim (TE-33 dhe GV-10), si dhe
janë sanksionuar edhe 2 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-1 dhe GV-1).
Ndaj shoferëve shkelës janë përgatitur parashtresat e parapara me ligj”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

MARKETING