Spasovski: Problemi me Ligjin për “branitellat” quhet Afrim Gashi

Spasovski: Problemi me Ligjin për “branitellat” quhet Afrim Gashi

LSDM-ja nuk do të mbështesë dhe nuk do të votojë për interpelancat e disa ministrave, duke argumentuar se nuk ka nevojë për ndarje të reja etnike, përfshirë edhe ato lidhur me interpelancat, tha sot koordinatori i Grupit Parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski.

“Në interpelanca nuk ka asnjë fjalë lidhur me masat për përmirësimin e ajrit të ndotur dhe pasivitetin e ministrit të Ekologjisë, nuk diskutohet për skandalet në kufirin me Kosovën dhe arratisjet e Ramadanit dhe Grubit, as për spastrimin partiak në institucione të sigurisë dhe shkarkimin e profesionistëve, dhe as për amnistinë e dhënë truprojës së Mickoskit,” tha Spasovski.

Sa i përket interpelancës së dorëzuar nga deputetja Ilire Dauti, për projektligjin lidhur me “branitellat”, Spasovski e quajti këtë një zgjidhje të pasaktë, duke theksuar se problemi qëndron te Afrim Gashi.

“Problemi qëndron te Gashi, jo te askush tjetër. Kur ligji nuk është diskutuar në seancën e Komisionit, Kryetari është i detyruar të caktojë një anëtar tjetër për të organizuar seancën dhe të vendosë rendin e ditës. Përgjegjësia kryesore është e Gashit, dhe interpelanca ndaj kryetarit të një komisioni parlamentar, që është pjesë e grupit parlamentar, nuk do të sjellë asnjë rezultat,” shtoi ai.

MARKETING