Spasovski: Kushdo që mendon në çfarëdo mënyre të ofendojë shtetin apo kombin maqedonas do t’i mbajë pasojat

Spasovski: Kushdo që mendon në çfarëdo mënyre të ofendojë shtetin apo kombin maqedonas do t’i mbajë pasojat

Kushdo që mendon në çfarëdo mënyre, me pankarta apo flamuj të shteteve të huaja, që ta ofendojë shtetin maqedonas dhe popullin maqedonas, nuk do të mund ta bëjë këtë dhe do të mbajë pasojat për këtë, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, duke folur për tensionet e krijuara rreth shënimit të 151 vjetorit të lindjes së revolucionarit maqedonas Goce Dellçev.

Spasovski theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme ka vendosur rregull për të mos lejuar që në ditën e nesërme përkujtimore të ndodhë ndonjë incident, i cili do të shërbejë për arritjen e qëllimeve të strukturave radikale.

Ministri i Punëve të Brendshme në lajmet në Kanal 5 deklaroi se të gjitha delegacionet e paralajmëruara që dëshirojnë të përkulen para varrit të Goce Dellçevit do të mund ta bëjnë këtë dhe bëri thirrje për homazhe dinjitoze.

Në lidhje me atë nëse do të lejohet ndonjë “roje nate”, ministri tregoi se depërshkallëzimi është shumë domethënës.

“Ne si politikë, jemi të fokusuar në mirëkuptimin dhe respektin reciprok. Kjo duhet të jetë reciproke. Të respektojmë dhe të kuptojmë fqinjët tanë dhe është normale të presim që edhe ata të na kuptojnë dhe respektojnë ne. Institucionet janë ato që janë absolutisht përgjegjëse dhe po punojnë me kapacitet të plotë që kjo ngjarje të vazhdojë paqësisht”, theksoi Spasovski.

Ministri i Punëve të Brendshme i kja porositur qytetarët që të jenë të qetë pasi siç tha ai nuk ka shenja për shqetësim.

“Edhe një herë ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve për homazhe dinjitoze. Sidomos të gjithë atyre instituteve apo shoqatave patriotike të heqin dorë nga idetë që do të prishnin rendin dhe qetësinë publike dhe sigurinë e shtetit. Nuk ka roje nate, nuk ka roje, nuk ka nevojë për këtë, sepse policia maqedonase është këtu si garantues i paqes dhe sigurisë”, theksoi Spasovski.

Ai theksoi se kohezioni dhe bashkimi kombëtar i popullit maqedonas, i qytetarëve maqedonas është më i nevojshëm në këto momente dhe është arma më e mirë me të cilën do ta mbrojmë vetëdijen, gjuhën, kulturën, dhe traditën tonë kombëtare. 

MARKETING