Spanja regjistron prillin më të thatë që nga viti 1961

Spanja regjistron prillin më të thatë që nga viti 1961

Instituti Meteorologjik i Spanjës (AEMET) njoftoi se vendi ka shënuar muajin prill më të thatë dhe më të ngrohtë që nga viti 1961. Sipas të dhënave të “AEMET”, norma mesatare e temperaturës së ngrohtë në vend në muajin prill ishte 14.9 gradë Celsius dhe se kjo “është 3 gradë Celsius mbi mesataren e regjistruar deri më tani”.

“AEMET” ka ndarë informacionin se moti i ngrohtë më i lartë gjatë ditës në prill ishte 4.7 gradë mbi normalen dhe se temperaturat e motit të ngrohtë janë përcaktuar shumë më të larta se normalja, kryesisht në rajonet Andaluzi dhe Extremadura në jug të vendit dhe në Castilla La Mancha në juglindje të vendit.

Më 27 prill temperaturat shënuan nivel rekord duke arritur 38.8 gradë Celsius në aeroportin e Kordobës, 37.4 gradë në rajonin Moron de la Frontera në Sevilla dhe 36.9 gradë Celsius në aeroportin e Sevillas dhe Granadës.

Problemi i thatësirës

Në Spanjë gjatë “muajit prill edhe norma e reshjeve ka rënë në nivelin më të ulët që nga viti 1961”.

Muajin e kaluar në Spanjë e cila ka përjetuar një prej muajve më të thatë të prillit në historinë e saj, kanë rënë 14.2 litra reshje për metër katrorë, normë kjo e cila është 22 për qind nën mesataren e prillit gjatë periudhës 1991-2020.

Lidhur me ndryshimet klimatike “AEMET” ka paralajmëruar se “brenda kësaj jave priten shira intensivë, kryesisht në rajonet bregdetare të Spanjës”.

 

MARKETING