Spalleti para ndeshjes me Gjermaninë: Sfidë historike, ka sharm dhe hijeshi

Spalleti para ndeshjes me Gjermaninë: Sfidë historike, ka sharm dhe hijeshi

Trajneri i Italisë, Luçiano Spalleti, ka folur para sfidës me Gjermaninë, ndeshje e vlefshme për Nations League. Spalleti e ka cilësuar një sfidë të fortë dhe historike përballejn me “Panzzerat”.

Sa i përket reteguit, Spalleti konfirmoi se nuk do të jetë në këtë sfidë opër shkak të dëmtimit.

“Kjo sfidë ka hijeshi. Janë dy kombëtare shumë të forta, kanë qenë gjithmonë. Këto dy ekipe i kanë dhënë forcë sharmit të ndeshjes. Jam i bindur që do të jetë një ndeshje e mirë, të dy luajmë për fitore. Gjermania do të sjellë cilësi, por duhet të përshtatemi.

“Retegui? E dërguam në shtëpi sepse nuk do t’ia dilte, por shpresojmë të rikuperohet me Atalantën për kampionatin. Nuk ka një problem të mirëpërcaktuar, por lodhje. Për momentin nuk do të telefonoj askënd, sepse dua të shoh se si do të shkojë ndeshja e parë”, tha ai.

MARKETING