Sot zbulohen dy çerekfinalistët e parafundit në Ligën e Kampionëve

Sot, do të zbulohen dy çerekfinalistët e parafundit në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja kryesore do të zhvillohet në mes Manchester Cityt dhe RB Leipzig, në “Etihad”, me fillim nga ora 21:00.
Takimi i parë është mbyllur me rezultat 1-1 dhe dy skuadrat do të tentojnë që të kalojnë në raundin tjetër.
Në përballjen tjetër, Interi i shkon Portos në “Estadio do Dragao”, me fillim nga ora 21:00.
Klubi italian ka epërsinë prej një goli nga ndeshja e parë dhe do të synojë që ta mbrojë këtë rezultat, për ta siguruar kalimin në çerekfinale.