Sot regjim i veçantë trafiku në Shkup

Sot regjim i veçantë trafiku në Shkup

Sot, me rastin e festës së madhe të krishterë “Badniku”, në territorin e qytetit të Shkupit do të mbahet “Manifestimi i Badnikut”, në kuadër të “Procesioneve të Badnikut”.

Procesioni do të nisë nga përpara ndërtesës komunale të Komunës së Kisella Vodës dhe do të vazhdojë përgjatë rrugës “Boris Trajkovski”, me kthesë majtas në bulevardin “Maqedonia”. Më pas, lëvizja do të vijojë në rrugën “Shën Kirili dhe Metodi”, deri përpara Muzeut të Qytetit të Shkupit, për të vazhduar sërish në rrugën “Maqedonia” dhe përfundimisht në sheshin “Maqedonia”, ku do të mbahet manifestimi qendror.

Për shkak të zhvillimit të ngjarjes, Njësia për Siguri në Trafikun Rrugor pranë Sektorit për Punë të Brendshme Shkup do të ndërmarrë masa për ridrejtimin e trafikut dhe vendosjen e një regjimi të posaçëm të qarkullimit në rrugët ku do të kalojnë procesionet, si dhe në zonat përreth objekteve fetare.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme u bëhet thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë urdhrat dhe udhëzimet e zyrtarëve policorë në terren.

MARKETING