Sot përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve në KSHZ

Sot përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve në KSHZ

Sipas kalendarit për përgatitjen e zgjedhjeve, sot në mesnatë skadon afati për paraqitjen e listave zgjedhore në komisionin shtetëror zgjedhor. Fundjavën e kaluar LSDM dhe koalicioni për ardhmëri evropiane, koalicioni “Maqedonia juaj” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, koalicioni “Fronti Evropian” i udhëhequr nga BDI dhe Lëvizja ZNAM – për Maqedoninë tonë mbajtën promovime të listave për deputetë.
Ndërkohë, partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje të mërkurën, një ditë para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore, do të nënshkruajnë Deklaratën për zgjedhje të ndershme, të lira dhe demokratike dhe kundër gjuhës së urrejtjes

Nënshkrimi i Deklaratës është një ngjarje tradicionale e organizuar nga Instituti i Ohrit që nga viti 2014 dhe mbahet para çdo cikli zgjedhor. Deklarata do të nënshkruhet nga kryetarët dhe anëtarët e rinj të partive politike.

“Nënshkrimi i kësaj Deklarate do të përçojë një mesazh të qartë për të gjithë publikun se politikanët e rinj, si vendimmarrës të ardhshëm, kanë një vullnet dhe vendosmëri të fortë për të qenë liderë të ardhshëm dhe për të krijuar një kulturë të ndryshme politike duke e ngritur dialogun politik në nivel më të lartë”, theksojnë organizatorët.

Kujtojmë se në skenën politike shqiptare janë bërë dy koalicione të mëdha. BDI, PDSH, PDE, ASh e Ziadin Selës dhe Lëvizja Populli kanë zyrtarizuar koalicionin parazgjedhor. Nga ana tjetër Alternativa, Lëvizja Demokratike dhe Lëvizja Besa, kanë bashkuar forcat nën emrin Lidhja Evropiane për ndryshim.

Edhe në bllokun politik maqedonas ka dy kampe të mëdha LSDM me koalicionin dhe VMRO-ja me koalicionin.

MARKETING