Sot nis sezoni i ri në Ligën e Parë, kampionët startojnë kundër Tikveshit

Sot nis sezoni i ri në Ligën e Parë, kampionët startojnë kundër Tikveshit

Pasditën e sotme do të fillojë sezoni i ri në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Kampionët Struga Trim Lum këtë rrugëtim të ri garues do ta nisin kundër fituesve të Kupës në edicionin e kaluar, Tikveshin.

Shkëndija e Tetovës në xhiron e parë të kësaj kampanje të re do të jetë mysafire e Besës së Dobërdollit, me këta të fundit që debutojnë në elitën e futbollit vendor këtë sezon. Në start të kampionatit, kemi edhe një përballje tjetër ndërmjet dy ekipeve shqiptare, me Shkupin që në Maxhari do të pret Voska Sportin.

Gostivari luan në Manastir kundër Pelisterit, teksa në duelet tjera Brera takohet me Vardarin dhe Sileksi luan ndaj Rabotniçkit.

Të gjitha ndeshjet nisin sot nga ora 17:00.

MARKETING