Sot nis Kampionati Botëror i hendbollit

Sot nis Kampionati Botëror i hendbollit

Me ndeshjen Francë – Poloni do të nis sot Kampionatin Botëror i hendbollit që do të zhvillohet deri më 29 janar. Edicioni i 28-të i këtij kompeticioni do të zhvillohet në Poloni dhe Suedi, në të cilën do të marrin pjesë 32 ekipe përfaqësuese të ndara në tetë grupe. Ndeshja e parë do të luhet sonte, duke nisur nga ora 21:00. Ndërkohë të enjten në program do të jenë përballjet Kili – Irani, Hungaria – Koreja e Jugut, Arabia Saudite – Sllovenia, Islanda – Portugalia, Spanja – Mali i Zi dhe Suedia – Brazili. Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ndodhet në grupin F dhe ndeshjen e parë do të luajë të premten kundër Norvegjisë, duke nisur nga ora 20:30.

MARKETING