Sot fillon pagesa e ndihmës sociale

Sot fillon pagesa e ndihmës sociale

Pagesa e të drejtave për mbrotje sociale, fëmijërore dhe civile për muajin dhjetor të vitit 2022 filloi sot, informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

“Shfrytëzuesit e të drejtave financiare, të cilët posedojnë kartelë debitore, do të mund të marrin para të gatshme në bankomate në banka, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa me kartela në rrjetet shitëse ose përmes bankarisë elektronike dhe celulare prej sot, 4 janar 2023”, qëndron në kumtesën e MPPS-së.

Prej aty shtojnë se me qëllim që të shmanget tollovia para dhe në banka gjatë pagesës së të drejtave, për shfrytëzuesit të cilët nuk përdorin kartela, pagesa do të bëhet në dy grupe në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e hapura të bankave, në pajtim me orarin e konfirmuar sipas alfabetit cirilik, sipas shkronjës së parë të mbiemrit dhe atë:

04.01.2023 – A, B, V, G, D, Gj, E, Zh, Z, X, I. J, K, L, Lj

05.01.2023 – M, N, NJ, O, P, R, S, T, Q, U, F, H, C, Ç, Xh, Sh.

MARKETING