Sonte rifillon emisioni “intervistë në Shenja”
Prej sonte rifillon sezoni i ri i emisionit “Intervistë në Shenja”, me autor dhe moderator, Naser Selmani.
Ky emision tashmë ndiqet me mjaft interes nga publiku sepse trajton temat e aktualitetit të fundit socio – politik në Maqedoninë e Veriut dhe me gjerë.
Kështu çdo të mërkurë prej orës 20:40 do të mund ta ndiqni këtë emision drejtpërsëdrejti në TV Shenja, TV ERA, Almakos.com e Zoom.mk, ndërkaq sonte i ftuar i parë do të jetë Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, i cili mes tjerash do të flas edhe për ndodhitë e fundit në repartin e Onkologjisë.
Na ndiqni!