Sonte finalja e Europa League, Mourinho dhe Roma sfidojnë Sevillan

Sonte finalja e Europa League, Mourinho dhe Roma sfidojnë Sevillan

Trofeu i parë Europian i këtij sezoni vendoset këtë të mërkurë. Në Pushkash Arena të Budapestit, luhet finalja e Europa League, Sevilla – Roma.

Skuadra më e suksesshme në historinë e këtij kompeticioni, Sevilla ka shansin për të ngritur trofeun për herë të 7-të, por misioni është i vështirësisë maksimale, përballë është Jose Mourinho me armatën verdhekuqe, që pas suksesit një vit më parë në Tiranë në finalen e Konferencë League kërkon t’i dhurojë skuadrës së “qytetit të përjetshëm” një tjetër trofe europian. Nëse triumfon Murinjo do të bëhej i pari trajner që e fiton këtë kompeticion me 3 skuadra të ndryshme, pasi ja ka dalë me Porton në 2003 dhe me Manchester United në 2017-ën.

 

MARKETING