Sondazh: Gjermanët gjithnjë e më kritikë ndaj Izraelit

Gjermanët kanë pikëpamje gjithnjë e më negative për Izraelin 60 vjet pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dypalëshe, tha një sondazh i ri i publikuar sot nga Fondacioni Bertelsmann, transmeton Anadolu.
MARKETING
Sondazhi ka vënë në dukje një ndryshim të rëndësishëm në pikëpamjet e gjermanëve ndaj Izraelit gjatë katër viteve të fundit.
Në vitin 2021, 46 për qind e qytetarëve gjermanë të anketuar kishin qëndrim pozitiv ndaj Izraelit. Ndërkohë, tani, vetëm 36 për qind kanë një mendim pozitiv për Izraelin, ndërsa 38 për qind e vlerësojnë shtetin hebre negativisht.
Qeveria gjermane ka qenë një nga mbështetëset më të forta të Izraelit, por është vënë nën presion publik në rritje si rezultat i fushatës brutale ushtarake të Izraelit në Gaza.
Gjermania ka qenë skenë e protestave masive që nga fillimi i luftës në Gaza më 7 tetor 2023.
Shumica e gjermanëve e kundërshtojnë fuqimisht luftën vdekjeprurëse izraelite në Gaza, sipas sondazheve të ndryshme të opinionit.