Skender Rexhepi – Zejd uron Ditën e Flamurit
Kryetari i Lëvizjes “Populli”, Skender Rexhepi – Zejd, ka uruar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë historike dhe shpirtërore të kësaj date për çdo shqiptar.
“Sot kujtojmë dhe urojmë 28 Nëntorin, ditën dhe flamurin që na bashkon, na jep krenari dhe na rikujton se liria e dinjiteti mbrohen çdo ditë,” u shpreh Rexhepi. Ai theksoi se sakrifica për të mirën kombëtare është obligim i çdo qytetari, pavarësisht pozitës shoqërore.
Rexhepi e cilësoi flamurin shqiptar si histori dhe shpresë, amanet të gjeneratave që besuan në një të ardhme më të mirë dhe simbol të përkushtimit për mirëqenie të përgjithshme. “Është trashëgimi që duhet lënë pasardhësve tanë,” shtoi ai.
Në fund, kreu i Lëvizjes “Populli” uroi të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë:
“Urime kjo ditë për çdo shqiptar. Zoti e bekoftë popullin tonë!”

