Skandaloze: Tifozët e Zenitit shfaqin banerin “Kosova është Serbi”

Skandaloze: Tifozët e Zenitit shfaqin banerin “Kosova është Serbi”

Tifozët e skuadrës ruse Zenit sërish kanë dalë me një baner skandaloz, duke e vendosur Kosovën si pjesë të Serbisë.

Në përballjen ndaj ekipit nacionalist Crvena Zvezda, tifozët e klubit rus vazhduan me luftën kundër Kosovës.

“Kosova është Serbi”, thuhet në një nga banerët e Zenitit, ndërsa në tjetrin shkruhej “Jetë të gjatë Rusisë dhe Serbisë”.

Kjo nuk është hera e parë që klubet ruse kur luajnë ndaj atyre serbe shfaqin banerë kundër Kosovës, ngase raportet mes dy shteteve mbesin të ngushta.

MARKETING