Skandal: Andres Iniesta po hetohet për mashtrim me vlerë mbi gjysmë milioni euro

Skandal: Andres Iniesta po hetohet për mashtrim me vlerë mbi gjysmë milioni euro

Legjenda e Barcelonës dhe e futbollit spanjollit Andres Iniesta, po hetohet nga Zyra e Prokurorit Publik në Peru për mashtrim.

Ish-mesfushori i Barcelonës thuhet se ka mashtruar biznesmenët me të paktën 600,000 dollarë (rreth 518,000 euro).

Iniesta është në listën e mesfushorëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, por tani spanjolli është nën kritika në Peru.

Disa sipërmarrës vendas kanë ngritur padi kundër Never Say Never (NSN) Barcelona dhe degës së saj NSN Sudamerica.

Iniesta ishte bashkëpronar i këtyre kompanive, të cilat u krijuan për të organizuar projekte argëtimi në rajon.

Bizneset që paraqitën padinë dyshohet se kanë ofruar mbështetje financiare për një sërë ngjarjesh të organizuara nga kompanitë e Iniestas.

Megjithatë, shumica e këtyre ngjarjeve thuhet se nuk u zhvilluan kurrë dhe paratë nuk u rimbursuan.

Sipas Zyrës së Prokurorit Publik të Perusë, prestigji i Iniestës u përdor për të tërhequr para nën pretekstin e organizimit të ngjarjeve, por kjo nuk ndodhi.

Hetimi është duke vazhduar, por mund të çojë në akuza penale. Iniesta ende nuk ka komentuar mbi akuzat.

MARKETING