Skadon afati për thirrjen e dytë publike për transportuesit privat në Shkup

Sot është afati i fundit për regjistrim në thirrjen e dytë publike të Qytetit të Shkupit për autobusët privatë për linjat 9, 11 dhe 12.
Nga “Sloboda Prevoz” dhe “Makekspres” informojnë për MIA se asnjë vozitës nga ta nuk ka aplikuar për thirrjen. Të gjithë sytë nga kompanitë private “Sloboda Prevoz” dhe “Makeexpress ” janë kthyer kah kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe presin takim.

Kemal Muriq nga “Sloboda Prevoz” deklaroi se ashtu si në rastin e parë për linjat 20 dhe 22, edhe në shpalljen e dytë, për këto linja nuk është paraqitur asnjë vozitës i tyre.

“Në thirrjet e reja të Qytetit të Shkupit për transportues privatë të autobusëve nuk është regjistruar asnjë nga vozitësit e “Sloboda Prevoz”. Tani presim takim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe shpresojmë se do të realizohet sa më shpejt”, tha Muriq.

MARKETING