Situatë dramatike, Bullgaria tërheq ambasadorin nga Maqedonia e Veriut

Situatë dramatike, Bullgaria tërheq ambasadorin nga Maqedonia e Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Nikollaj Millkov, sonte ka deklaruar se Bullgaria i ka ngrirë bisedimet me BE për integrimin e Maqedonisë së Veriut.

Ai ka thënë se në një kohë të pacaktuar e ka tërhequr edhe ambasadorin bullgar Angel Angellov nga Shkupi, pikërisht për shkak, sic ka thënë ai “gjendja shqetësuese në lidhje me të drejtat e bullgarëve atje dhe eskalimit të krimeve dhe ngjarjeve me gjuhë të urrejtjes në muajt e fundit”.

“Maqedonia në këtë rast, për të vazhduar me rrugën e saj evropiane duhet të respektoj obligimet e ndërmarra nga propozimi evropian. Nuk ka nevojë Bullgaria të bëj diçka, por të siguroj që të respektohen obligimet që Maqedonia i ka ndërmarrë. Në vet propozimin nuk ka afate, ata mund të mos i përmbushin obligimet me dekada, që donë të thotë se nuk do t’i fillojnë bisedimet”, ka thënë Millkov, raporton SHENJA.

 

MARKETING