Sipas ESHS-së rroga mesatare për muajin gusht, 41.097 denarë
Enti Shtetëror i Statistikave njoftoi se paga mesatare mujore neto në gusht të vitit 2024, ka qenë 41.097 denarë, që është 12,9 për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.
Kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët: Arsim (18.9%), Art, argëtim dhe rekreacion (18.8%) dhe Administratë Publike dhe Mbrojtje; sigurim shoqëror i detyrueshme (17,0 %).
Rritje e pagës mesatare mujore neto, krahasuar me një muaj më parë, është vërejtur në sektorët e mëposhtëm: Art, argëtim dhe rekreacion (5.3%), bujqësi, pylltari dhe peshkim (4.2%) dhe në objekte akomodimi dhe aktivitete me shërbime ushqimore (3,2 %).