Irani anulon të gjitha fluturimet drejt Emirateve të Bashkuara Arabe
Të gjitha fluturimet e operuara nga kompanitë ajrore iraniane drejt Emirateve të Bashkuara Arabe janë anuluar që nga mesnata, raportoi sot Agjencia Studentore Iraniane e Lajmeve (ISNA), duke cituar një zëdhënës të Organizatës së Aviacionit Civil të Iranit, transmeton Anadolu.
Agjencia raportoi gjithashtu se një fluturim nga Teherani drejt Dushanbesë u detyrua të kthehej në Aeroportin Ndërkombëtar “Imam Khomeini” në kryeqytet, pasi Turkmenistani nuk dha leje për kompanitë ajrore iraniane që të fluturonin përmes hapësirës së tij ajrore.
Zëdhënësi tha se fluturimi nuk ishte në gjendje të ulej në destinacion, pasi Turkmenistani nuk kishte dhënë leje për kompanitë ajrore iraniane që të kalonin nëpër hapësirën e tij ajrore, duke e detyruar atë të kthehej në Teheran.

