Sipas BBC, më shumë se 1000 ushtarë rus janë vrarë në Ukrainë
BBC (media ruse) dhe portali rus mediazona arritën të identifikojnë emrat e më shumë se 1000 ushtarëve të vrarë në Ukrainë.
Kanë kaluar gjithsej katër muaj nga fillimi i rekrutimit në Rusi. Trupat e para u dërguan në vijën e parë pas 3-7 ditësh përgatitje. Shumë prej tyre u stërvitën sipas një specialiteti luftarak ushtarak, por në front u kërkua të shërbenin në një specialitet tjetër, thekson botimi.
Emrat e 1082 ushtarakëve të rënë u identifikuan në bazë të burimeve të hapura, nga raportimet nga autoritetet dhe mediat lokale, si dhe nga të dhënat e postimeve në mediat sociale nga të afërmit e tyre dhe informacione nga varrezat. Gazetarët investigativë të dy mediave theksojnë se numri i viktimave mund të jetë më i lartë.
Sipas BBC, 40% e të gjithë rekrutëve, vdekja e të cilëve mund të konfirmohej, u vranë pas 1 janarit 2023. Mes tyre janë 109 ushtarë që u vranë natën e Vitit të Ri në Makeyevka në rajonin e Donetsk. Në këtë bilanc janë 20 persona ma shumë se numri i publikuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes.
Gjithashtu 49 rekrutët vdiqën në zyrat e rekrutimit dhe njësitë ushtarake që ishin paraqitur në territorin e Rusisë, pa arritur kurrë në zonën e armiqësive.
Në përgjithësi, sipas informacionit të mbledhur nga BBC dhe faqja e internetit Mediazona, deri më 12 shkurt, 14,093 ushtarakë rusë ishin vrarë në Ukrainë. Autorët e të dhënave theksojnë se në kohën e raportit përkatës për numrin e rusëve të vrarë në Ukrainë, i cili u bë publik më 27 janar, listës së të vdekurve iu shtuan 1555 persona, shifër kjo që përbën rritjen më të madhe në të gjithë vendin prej fillimit të luftës.
Faqja e internetit Mediazona publikon statistika të detajuara për llojin e trupave, sipas rajoneve nga janë vrarë ushtarët dhe detaje të tjera.