Siljanovska: Me dialog do ta bind Greqinë se kam të drejtë ta përdor emrin Maqedonia

Siljanovska: Me dialog do ta bind Greqinë se kam të drejtë ta përdor emrin Maqedonia

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot nga Ohri theksoi se e respekton Marrëveshjen e Prespës dhe se “ndryshe nga të tjerët” e respekton të drejtën ndërkombëtare.

Ajo theksoi se mënyra se si do ta përdorë emrin e shtetit është një “përcaktim personal, një e drejtë që garantohet me akte më të larta se marrëveshjet dypalëshe”.

“Sigurisht që kam plan, plani është ndërtimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore. Plani ofron respekt dhe kërkon respekt. Dhe mendoj se si në politikë duhet kërkuar arti i së mundshmes, do ta bëjmë së shpejti. Deklarata ime e parë ishte se nuk do të shkoj nëpër botë, se dua të takoj fqinjët e mi dhe mendoj se do ta arrij këtë. Natyrisht se për bisedë nevojiten të gjithë të jenë rreth jush dhe ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të flasim. Dialogu është një gjë e shëndetshme dhe nëse nuk ka respekt të ndërsjellë, nuk do të ketë rezultat. Politika kërkon dialog dhe unë jam gati ta kërkoj dhe bashkë t’i tejkalojmë problemet”, deklaroi Gordana Siljanovska Davkova- presidente.

MARKETING