Siljanovska: Jam kundër që presidenti të zgjedhet në Kuvend
Nga Kisella Voda, kandidatja e VMRO-DPMNE-së për president Gordana Siljanovska, u shpreh se ajo është kundër mendimit që presidenti të zgjidhet në Kuvend, duke shtuar se qëndrimin nuk e ndryshon sepse nuk është siç tha, si presidenti Stevo Pendarovski që të ndërroj qëndrime. Poashtu përmendi edhe deklaratën e kundërkanditatit të saj Bujar Osmanit që bullgarët të vendosen në Kushtetutë dhe të bëhen ndryshimet kushtetuese. Ajo ju drejtua qytetarëve duke ju thënë se certifikantën për president, e jepni ju, pra populli.
“Sot dua të jem pragmatike dhe të përgjigjem në njërën prej pyetjeve të një ministri të Punëve të Jashtme, të një të ashtuquajturi president evropian. Partia e tij, para dhe pas çdo mandati hedh në ajër kërkesa të reja. Ai thotë se ndryshimet kushtetuese dhe vendosja e bullgarëve në Kushtetutë, janë të rëndësishme, por në fakt mendon diçka tjetër. A jam për zgjedhjen e presidentit në Kuvend, kinse do kursejmë para dhe jo zgjedhje të drejtëpërdrejta. Përgjigjen e kam dhënë që moti, dhe unë nuk jam presidenti Stevo Pendarovski, që të ndërroj qëndrime. Kështu që them JO dhe jam kundër”, ka deklaruar Gordana Siljanovska.