Siljanovska Davkova: Pres një Gjykatë Kushtetuese aktive, diskriminimi nuk duhet lejuar ose duhet sanksionuar

Në Kushtetutë ka një problem, klauzolë anti-diskriminuese, po, ajo është objekt vlerësimi nga Gjykata Kushtetuese ose i nënshtrohet të ashtuquajturës padi kushtetuese, por ne kemi shumë pak liri dhe të drejta, ajo është liria e ndërgjegjes, lirinë e mendimit dhe e punës interesante, liria e organizimit dhe veprimit politik, për të cilat është e mundur ngritja e një padie të tillë. Në shumicën e vendeve të gjjitha liritë dhe të drejtat gjithashtu mund t’i nënshtrohen një padie të tillë, por edhe me aq pak liri dhe të drejta që i nënshtrohen vlerësimit të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në lidhje me padinë kushtetuese, Gjykata jonë Kushtetuese, nuk po flas për këtë, por për përbërjet e mëparshme, pothuajse nuk ka vepruar, tha sot presidentja e e vendit, Gordana Siljanovska Davkova.
Ajo vëren lëvizje në punën e përbërjes aktuale të Gjykatës Kushtetuese dhe pret, siç deklaroi, një Gjykatë Kushtetuese aktive.
Pas prezantimit të Raportit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi për vitin 2024, Siljanovska Davkova edhe një herë porositi se para Kushtetutës dhe ligjit të gjithë duhet të jenë të barabartë, ndërsa diskriminimi nuk duhet lejuar ose duhet të sanksionohet.
Sa i përket të drejtave të njeriut, le të përdorim klauzolën kushtetuese se çdo gjë që nuk është e ndaluar me Kushtetutë dhe ligj, është e lejuar, theksoi Presidentja, sipas së cilës, në këtë mënyrë do të krijojmë një shoqëri në të cilën do të ekzistojë barazia e mundësive. Në të kundërtën, thekson, do të ketë të privilegjuar dhe diskriminuar. Në vendin tonë, theksoi presidentja, kjo dispozitë në vend që të përdoret për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, është përdorur nga zyrtarët, duke harruar se nuk vlen për ta, por është mbrojtje prej tyre.
“Është koha që Gjykata Kushtetuese të dalë në skenën e mbrojtjes së bashku me organet e tjera dhe mendoj se disa nga rekomandimet në raport mund të bëhen realitet dhe njerëzit të ndihen realisht të barabartë. Gjëja më e rëndësishme është të ndërgjegjësohemi se para Kushtetutës dhe ligjit jemi të gjithë të barabartë. Në Kushtetutë ka një problem, klauzolë anit-diskriminuese, po, është objekt vlerësimi nga Gjykata Kushtetuese ose i nënshtrohet të ashtuquajturës padi kushtetuese, por ne kemi shumë pak liri dhe të drejta, përkatësisht lirinë e ndërgjegjes, lirinë e mendimit dhe të punës interesante, lirinë e organizimit dhe veprimit politik, për të cilat është e mundur ngritja e një padie të tillë. Në shumicën e vendeve të gjjitha liritë dhe të drejtat gjithashtu mund t’i nënshtrohen një padie të tillë, por edhe me aq pak liri dhe të drejta që i nënshtrohen vlerësimit të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në lidhje me padinë kushtetuese, gjykata jonë kushtetuese, nuk e kam fjalën për këtë, por për përbërjet e mëparshme, pothuajse nuk ka vepruar. Ne kemi shumë pak nisma. Unë vërej një lëvizje në këtë Gjykatë Kushtetuese dhe mendoj se këtë e kanë bërë disa kolege të mia dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe pres një Gjykatë Kushtetuese aktive. Të gjithë sot në botë kanë frikë nga gjykatat kushtetuese hiperaktive, kurse ne kemi frikë nga një Gjykatë Kushtetuese joaktive”, theksoi Siljanovska Davkova.
Liritë dhe të drejtat, shtoi, janë pjesë e thelbit njerëzor dhe pa to ne nuk jemi njerëz.
“Liritë dhe të drejtat nuk janë dhuratë e shtetit, as nuk i nxjerrim nga Kushtetuta, por pa to nuk mund të realizohemi. Secili ka të drejtë të realizohet si qenie, pa marrë parasysh përkatësinë e tij”, nënvizoi Siljanovska Davkova.